Dita ndërkombëtare e urgjencës/ Ndërgjegjësim qytetarëve rreth rëndësisë së ndihmës së parë

schedule15:45 - 27 Maj, 2024

schedule 15:45 - 27 Maj, 2024

Dy duar për të shpëtuar një jetë.  Ndërkohë që prisnin mjekun, në rastin e një aksidenti  apo infarkti ndërhyni përmes disa veprimeve të thjeshta. Koha në të tilla raste është vendimtare.

Në  ditën ndërkombëtare të urgjencës mjekësore,  mjekë dhe infemierë  dolën në  sheshin “Skëndërbej” dhe parkun e liqenit në Tiranë  për  të ndërgjegjësuar qytetarët rreth rëndësisë së ndihmës së parë.

“Jetëgjatësia e qelizës cerebrale është 4-6  minuta,  pas 6 deri në 10 minuta fillojnë dëmtimet dhe pas 10 minutave ato bëhen të pakthyeshme, që do të thotë personi  mund të kthehet në jetë, por do të mbetet gjithë kohën në koma. Duart janë të njejta që mund të ketë një mjek, një infermier një professor,  duhet vetëm të bëhet në mënryë të rregullt në qendër të gjoksit shtypje 100- 120 herë në minutë duke e shtypur 5-6 cm tek i rriturri,  4-5 cm tek fëmija dhe  2.5- 4 cm tek infanti.  Kjo garanton që gjaku I oksigjenuar të qarkullojë, oksigjeni të ushqejë qelizën cerebrale për ato minuta që duhet të mbërrijë ekipi mjekësor”

Gjithashtu drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore Skënder Brataj këshillon.

“Mos e transportoni vetë personin në spital. Nëse ka një dëmtim të kolonës, mënyra si e lëvizim mund ta dëmtojë, duke I prekur lëvizshmërinë ose ndjeshmërinë. Këshillohet të asistohet të presë sistemin dhe mos jepet ujë i shkakton  të vjella, lëviz e dëmtohet që në vendngjarje”

Për çdo person që humb jetën në një aksident   rrugor  statistikat ndërkombëtare tregojnë se dy të tjerë mbeten invalid. E një pjesë e tyre sipas doctor Skëndër Brataj prej mënyrë së gabuar të ndërhyrjes në vendngjarje  apo të transportit drejt spitalit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!