Dita Ndërkombëtare e Romëve, Ram Hadroj tregon historinë e jetës: Shkova në Londër me 10 Paund

schedule08:30 - 8 Prill, 2021

schedule 08:30 - 8 Prill, 2021

Drejtuesi i organizatës “Vish Këpucët e Mia”, Ram Hadroj ka folur sot për Ditën Ndërkombëtare të Romëve.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka marr shembull historinë e tij për të treguar që romët  pavarësisht vështirësive ia dalin në jetë.

Hadroj ka thënë se vjen nga një familje me shumë vështirësi, ku nëna e tij ka qenë kundër që ai të vazhdonte shkollën. Megjithatë, ai ndoqi zemrën dhe mbi të gjitha shkoi në një nga universitet më të mira të Londrës me vetëm 10 Paund në xhep.

Unë kam jetuar në Pukë deri në moshën 16-vjeçare, pastaj kam lëvizur me familjen në ato vende të zhvilluara që quheshin metropol siç ishte Tirana.

Ne kemi pasur një jetë shumë të vështirë pasi jemi rritur vetëm nga nëna, 4 fëmijë jetim. Mami ka qenë kundër arsimit tim, pasi thoshte njerëzit me ngjyrë sa do të bëjnë një shkollë, nuk i merr njeri në punë.

Në fakt ka qenë bekim sepse unë kam studiuar në një universitet të krishterë. Kujtoj që ka pasur ditë që kam ndjenjur 4 ditë pa bukë. Kur kam vajtur fillimisht me 10 Paund, po mamit nuk i thosha dot se ajo shqetësoj për shëndetin tim”, tregoi Hadroj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!