“Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Veçanta”, Hoti: Ende nuk është bërë mjaftueshëm

schedule14:32 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 14:32 - 3 Dhjetor, 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në “Ditën Ndërkombëtarë të Personave me Aftësi të Kufizuar” u shpreh se të gjitha institucionet r Kosovës që do të qëndrojnë sa më afër kësaj kategorie të shoqërisë.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Hoti shkruan se ende nuk është bërë mjaftueshëm për personat me aftësi të veçanta.

Statusi:

Sot, shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, ndaj në këtë ditë të veçantë zotohemi për përkushtimin e Qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Kosovës që do të qëndrojmë sa më afër kësaj kategorie të shoqërisë.

Mendoj se humanizmi i një shoqërie tregohet përmes kujdesit ndaj kategorive të veçanta.

Ndonëse janë bërë veprime konkrete gjatë këtyre viteve, konsideroj se nuk është bërë mjaftueshëm.

Do të jemi afër jush!

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!