Dita Ndërkombëtare e Mamive, kush është i vetmi djalë shqiptar që ushtron këtë profesion

schedule08:06 - 5 Maj, 2021

schedule 08:06 - 5 Maj, 2021

5 maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Mamive. Liburn Dema është djali nga Prishtina, i cili është ndër të vetmit meshkujt mami.

Ai punon në Spitalin Obsetrik dhe ka treguar për “ABC e Mëngjesit” ky profesion është krejt normal.

Liburni është shprehur se mjekësia është një punë humane dhe nuk ka lidhje specialiteti.

 

“Unë kam studiuar në universitetin e Prishtinës dhe jam i vetmi mami. Për momentin punoj në sallën e lindjeve dhe aty jam unë.

Mjekësia është një punë humane, nuk ka lidhje je mami apo infermier. Ka pasur raste edhe që më kanë ngacmuar, por është profesion”.

Më tej, ai ka treguar se është baba i dy fëmijëve, por nuk ka asistuar në lindjen e tyre.

“Jam i martuar, kam një vajzë dhe një djalë. Me vajzën nuk kam pas mundësi se kam qenë pa punë dhe duhet të lindte urgjent pasi gjendja nuk ishte e mirë. Ndërsa me djalin kam qenë te dera pasi nuk mu lejua se isha pjesë e stafit”.

Liburni ka theksuar se ky profesion ka edhe vështirësitë e tij, të cilat lidhen me ndjesitë emocionale.

“Vështirësi është kur bebi është i vdekur dhe duhet të kryhet lindja. Është shumë e vështirë emocionalisht, pasi nëna duhet ta lind të vdekur ose ka nëna që janë me kancer dhe duhet të heqin mitrën”./abcnews.al