Dita Ndërkombëtare e Kujtesës, Meta: Bota të ndjekë shembullin tonë në rastin e hebrenjve

schedule08:30 - 27 Janar, 2021

schedule 08:30 - 27 Janar, 2021

Presidenti Ilir Meta, në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, shprehet si i bashkohet lutjeve për miliona viktimat e Holokaustit. Po ashtu, kreu i shtetit në një postim në Facebook, shkruan se i bashkohet lutjeve edhe për ata që i mbijetuan “tragjedisë më të tmerrshme njerëzore të kohërave tona.”

Meta kujton se Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë, “ku nuk humbi jetën asnjë hebre dhe askush prej tyre nuk iu dorëzua pushtuesve nazistë, duke dalë nga ajo periudhë e errët, me një popullsi hebraike më të madhe në numër nga ç’kishte para fillimit të Luftës.”

Ndihemi krenarë, shton kreu i shtetit, “dhe e gjithë bota duhet të ndjekë shembullin frymëzues shqiptar dhe Kodin tonë të nderit e të mikpritjes.”

POSTIMI

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, u bashkohem lutjeve për miliona viktima të pafajshme të mizorisë së Holokaustit dhe për të gjithë ata, të cilët i mbijetuan tragjedisë më të tmerrshme njerëzore të kohërave tona dhe janë sot dëshmitarë të gjallë të saj, për të na inkurajuar, që të mos lejojmë KURRË MË të tilla gjenocide e akte çnjerëzore.

Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë, ku nuk humbi jetën asnjë hebre dhe askush prej tyre nuk iu dorëzua pushtuesve nazistë, duke dalë nga ajo periudhë e errët, me një popullsi hebraike më të madhe në numër nga ç’kishte para fillimit të Luftës.
Ndihemi jashtëzakonisht krenarë dhe e gjithë bota duhet të ndjekë shembullin frymëzues shqiptar dhe Kodin tonë të nderit e të mikpritjes BESA!
I lumtur, që sot Shqipëria dhe Izraeli ndajnë të njëjtat vlera të paqes, lirisë dhe demokracisë dhe janë bashkërisht të angazhuara në luftën ndaj terrorizmit dhe antisemitizmit, për promovimin e tolerancës, bashkëjetesës dhe përkujtimit të Holokaustit.” s.b/abcnews.al/

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, u bashkohem lutjeve për miliona viktima të pafajshme të mizorisë së Holokaustit…

Posted by Ilir Meta on Tuesday, January 26, 2021