Dita Ndërkombëtare e Abuzimit ndaj Fëmijëve, aktivistët: Pedofilët i përkasin rrethit të ngushtë

schedule08:45 - 19 Nëntor, 2020

schedule 08:45 - 19 Nëntor, 2020

19 nëntori është Dita Ndërkombëtare e Parandalimit dhe Abuzimit ndaj Fëmijëve. Kjo ditë shënohet në 88 vende të botës, si shkak i abuzimit me fëmijët.

Themeluesi i CRCA-së Altin Hazizaj ka deklaruar se pedofilët janë persona që i përkasin rrethit të ngushtë, pasi duhet të njoh me detaje mjedisin.

Sipas tij, studimet kanë treguar që një fëmijë i abuzuar i lënë vetëm ka mundësi të kthehet vetë në pedofil dhe vajzat i hyjnë prostitucionit në moshë të re 13-14 vjeç.

Që të abuzosh një fëmijë e para nuk është kaq e lehtë, e dyta kërkon një mjedis që t’i ta kontrollosh. Një i huaj nuk e kontrollon gjithmonë. Mënyra se si gazetarët e pasqyrojnë këto raste në media, dmth një pjesë e tyre, lë shumë për të dëshiruar. Japin detaje që nuk lejohen.

Na rezulton edhe nga studiemt dhe biseda që bëjmë me pjesëtarët e komunitetit LGBT, konstatojnë që janë abuzuar. Ne na ka rastësisur që personi që ka abuzuar mund të ishte vërdallë.

Një fëmijë i abuzuar i lënë vetëm ka mundësi të kthehet vetë në pedofil. Ajo që ne shohim është se vajzat i hyjnë prostitucionit në moshë të re 13-14 vjeç, ose të martohen shpejt, kanë edhe një presion nga familja”, tha Hazizaj.

Në një lidhje me skype nga Prishtina, aktivisti për mbrojtjen e fëmijëve, Valdrin Dërvishaj u shpreh: “Është një problem shumë i shqetësuar edhe në Kosovë, 11 % e fëmijëve kanë pranuar se janë ngacmuar. Zakonisht janë minorenë që nuk kanë aftësi shprese për të manifestuar abuzimin. Çdo moment ai fëmijët mund mos me qenë i gjallë, po i vdekur”.

Ndërsa psikologia, Denata Toçe deklaroi: “Më përpara misioni i njerëzimit ëishte shumimi. Në këtë moment gruaja, e cila pritej të mbeteshe shtatzënë i premtonte burrit. Kurse tani etapat kanë ndryshuar, edhe përvojat seksuale kanë ndryshuar.

Kur t’i nuk e ke të pranuar në njohjen tënde për tu shumuar, prioritet janë të tjera. Ndryshe nga siç ishte dikur plani ishte martesa dhe shumimi. Tani përvoja është tjetër”. l.k/abcnews.al 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!