Amir Rrahmani ka spikatur këtë sezon me Hellas Verona, duke qenë mbret i dueleve ajrore si dhe i ndërprerjeve të aksioneve të kundërshtarëve. Normalisht kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha italiane.
Ditë më parë u raportua për një akord me Napolin, ndërkohë që së fundmi nga Kosova vjen lajmi se ditën e sotme Rrahmani do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas normalisht do të vijë firma.
Mediat italiane kanë bërë me dije se Hellas Verona mund të përfitojë rreth 12 milionë euro nga shitja e mbrojtësit dardan, të cilin po e shesin vetëm pak muaj pasi e transferuan nga Dinamo Zagreb. /abcnews.al
We've learned that Amir Rrahmani will undergo his medicals at #Napoli tomorrow expecting to sign a five year contracts with the Parthenopeans!
What a giant step forward for the #Dardanian Wall! pic.twitter.com/91fVNBUZVn
— Kosovan Football ?? (@kosovanfooty_EN) December 22, 2019