Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dita e Verës, ish-deputeti i PD-së: Vigjilja e pranverës historike, t’i japim fund dimrit

schedule22:34 - 13 Mars, 2021

schedule 22:34 - 13 Mars, 2021

Ish-deputeti i PD Luçiano Boçi në një mesazh për qytetarët e Elbasanit, por jo vetëm ka politizuar Ditën e Verës duke u shprehur se është vigjilja e festës më të madhe që do të prodhojë i gjithë vendi në zemër të kësaj pranvere historike, referuar zgjedhjeve të 25 prillit.

Gëzuar! Qoftë e bekuar dhe e mbarë kjo stinë që sapo ka nisur. Vendi sapo ka hyrë në fushatën më të rëndësishme për fatet e tij njëlloj si në atë pranverë kur PD ju rikujtoi njerëzve se pa liri nuk ka gëzim, shpresë dhe festë. Unë besoj se festa e verës është vigjilja e festës më të madhe që do të prodhojë i gjithë vendi në zemër të kësaj pranvere historike.

Le ta kthejmë këtë stoli të traditës sonë në zemër të guximit për t’i dhënë fund këtij dimri që nuk ka shpresë përpara forcës sonë të gëzimit” shprehet ai. Luçiano Boçi është i 7-ti në listën e kandidatëve të PD-së në Elbasan për zgjedhjet parlamentare. / Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!