Dita e vaksinave: Spanjollët zgjedhin Pfizer, një lojtar gabimisht pozitiv

schedule08:36 - 11 Qershor, 2021

schedule 08:36 - 11 Qershor, 2021

Covid-19 ka krijuar panik dhe shqetësim te Spanja. Dy lojtarë të kombëtares iberike kanë rezultuar pozitivë në ditët e fundit: mesfushori Sergio Busquets dhe mbrojtësi Diego Llorente. Ky i fundit ka qëlluar gabimisht pozitiv dhe do i nënshtrohet një tamponi tjetër.

Të gjithë lojtarët e Spanjës do të kryejnë vaksinat duke nisur prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm. Ministria e Sportit e ka konfirmuar një gjë të tillë. Pfizer për të gjithë djemtë e Luis Enriuques, me këtë të fundit që kërkon që ky proces të mbyllet sa më shpejt.

“Bëjini shpejt këto vaksina. Do ishte shqetësuese nëse humbasim shërbimet e ndonjë lojtari për shkak të efekteve të vaksinës”, deklaroi trajneri i kombëtares. Spanja është pjesë e grupit E (Suedi, Poloni, Sllovaki) dhe do të debutojë në Euro 2020 ndaj ekipit nordik (14 qershor, 21:00). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!