Dita e tretë e protestës në kryeqytet, u bllokuan disa akse, policia përplaset me qytetarët

schedule22:52 - 11 Mars, 2022

schedule 22:52 - 11 Mars, 2022

Protestat e nisura për rritjen e çmimit të naftës vijuan edhe të premten përpara kryeministrisë. Për të tretën ditë me radhë edhe pse me temperatura të ulëta, qytetarët sërish u grumbulluan përpara kryeministrisë më të shumtë në numër.

Një gjenerator siguroi foninë dhe bokset me të cilin organizatorët dhe qytetarët i folën protestuesve.

Përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë dhe aktorë i bën thirrje shqiptarëve të vijojnë reagimin kundër rritjes së çmimeve.

Por duket se çmimi i naftës influencoi edhe vetë protestën, ku pas 90 minutash, benzina e gjeneratorit përfundoi, duke e lënë protestën pa zë.

Kjo thirrje ishte e fundit. Marshimi nisi fillimisht drejtë sheshit Skënderbej, vijoi në rrugën e Durrësit dhe më pas protestuesit u përqendruan në rrethrrotullimin e Zogut të Zi.

Policia lejoi vetëm 15 minuta rrugën të bllokuar. Më pas ndërhyri me forcë.

Protestuesit u shpërndarë rreth orës 21:00 me thirrjen se reagimi do të vijoi me protestën kombëtare këtë të shtunë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!