Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dita e Trashëgimisë, Basha: Teatrin do ta bëjmë aty ku ishte sikur ishte, barbarët para drejtësisë

schedule22:00 - 29 Shtator, 2020

schedule 22:00 - 29 Shtator, 2020

Në ditën Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore kryetari i PD-së Lulzim Basha i rikthehet edhe njëherë çështjes së Teatrit Kombëtar, ku premton se do të rindërtohet siç ishte aty ku ishte dhe ata që e sulmuan dhe e shembën brutalisht do të dalin përpara drejtësisë.

Këtë vit, Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore e gjen Shqipërinë pa Teatrin Kombëtar, që u shemb nga regjimi si dëshmi e barbarisë dhe urrejtjes që kjo qeveri ushqen për vlerat dhe institucionet e kombit tonë.

Teatri Kombëtar nuk ishte thjesht një institucion i kulturës dhe një gjurmë elegante e trashëgimisë tonë. Falë rezistencës së artistëve, aktivistëve, intelektualëve dhe qytetarëve të Tiranës, ai u shndërrua në një vijë ndarëse ndërmjet regjimit dhe qytetarisë.

Rikonfirmoj angazhimin tim personal dhe të Partisë Demokratike se Teatrin Kombëtar do ta rindërtojmë siç ishte aty ku ishte dhe ata që e sulmuan dhe e shembën brutalisht do të dalin përpara drejtësisë për këtë krim të rëndë ndaj kulturës, qytetarisë dhe mënyrës tonë të jetesës” shkruan Basha./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!