Dita e Shën Joan Vladimirit/ Besimtarë nga i gjithë Ballkani kremtojnë në Shijon të Elbasanit

schedule15:46 - 4 Qershor, 2025

schedule 15:46 - 4 Qershor, 2025

Besimtarë të shumtë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por dhe nga Mali i Zi, Maqedonia e Serbia kanë festuar si çdo vit Ditën e Shën Joan Vladimirit.

Kjo ditë është shënuar si e tillë pasi lipsanet e shenjtit kohë më parë kanë qenë të vendosura në këtë kishë.

Kremtimi i Shën Joan Vladimirit bëhet çdo vit në datë 4 qershor ndërsa pelegrinët e ardhur nga vende të ndryshme kalojnë natën në manastirin e ndërtuar në nder të princit malazez.

Duke besuar në mrekullitë e tij pelegrinë të shumtë janë mbledhur prej dyditësh në kishën me të njëjtin emër në fshatin Shijon të Elbasanit.Mesha u drejtua nga Krypeshkopi Imzot Joani i cili përcolli urimet më të mira.

Edhe përfaqësuesit e komunitetit malazes u shprehën se kjo është një ditë shumë e rëndësishme.

Edhe këtë vit besimtarët kanë ndezur qirinj dhe janë lutur për një jetë më të mirë duke dhënë urime paqeje dhe mirësie.

Festa e Shën Joan Vladimirit mbledh së bashku njerëz nga vende dhe kombe të ndryshme, në një frymë të bukur vëllazërie dhe miqësie, e cila i kalon kufijtë e vendeve dhe barrierat etnike dhe kulturore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!