“Dita e Pavarësisë së Republikës Srpska” përplas ndërkombëtarët me Dodik

schedule17:20 - 9 Janar, 2025

schedule 17:20 - 9 Janar, 2025

Komuniteti nderkombetar eshte shprehur serish kunder veprimeve te Republikes Srpska drejtuar nga Milorad Dodik, ky i fundit pjese e listes non-grata te SHBA-ve.

Shkak eshte bere festimi i 9 janarit, si Dita e Republikes Serpska, i cili sipas Gjykates ne vend eshte nje veprim antikushtetues.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që organet e zbatimit të ligjit dhe ato gjyqësore në Bosnje dhe Hercegovinë të ndërmarrin hapa të shpejtë dhe vendimtarë për të hetuar çdo shkelje ligjore në lidhje me kremtimin e kesaj dite.

Edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë, i bëri thirrje liderëve politikë te republikes srpska të refuzojnë retorikën provokuese, përfshirë sfidimin e sovranitetit, integritetit territorial dhe tërësisë së vendit.

Autoritetet e Republikës Sërpska festojnë 9 janarin, datë kur, në vitin 1992, në Sarajevë, Kuvendi i atëhershëm i popullit Serb i Bosnjës dhe Hercegovinës miratoi Deklaratën për shpalljen e Republikës së Popullit Serb brenda ketij shteti si një entitet i pavarur.

Qëllimi i asaj kohe ishte që ky territor i Bosnjës dhe Hercegovinës të bashkohej me Jugosllavinë, e cila po shpërbëhej.

Në miratimin e deklaratës nuk kishin marrë pjesë përfaqësuesit e boshnjakëve dhe kroatëve, per te cilet 9 janari eshte fillimi i luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe si fillimi i pastrimit etnik, krimeve të luftës dhe gjenocidit ndaj popullsisë joserbe në territorin e Republikës Sërpska.

Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës nuk ka kundërshtuar të drejtën që Republika Sërpska të ketë një ditë të saj, por ka konstatuar se “Dita e Republikës Sërpska” nuk mund të jetë 9 janari, datë që përkon me ngjarjet e ndodhura në Sarajevë më 1992.

Pjese e festimeve te 9 janarit do te jene edhe perfaqesues te intitucioneve shteterore te Republikes se Serbise./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!