Dita e parë e këtij viti të ri mësimor i ka gjetur fëmijët e shkollës 9-vjeçare të fshatit Grizë në protestë. Prindërit kërkojnë që shkolla të mos mbyllet pasi shkolla e Patosit është shumë larg për ta dhe u rrezikohet jeta.
“E kam sjellë për shkollë, por shkolla është e prishur, Një muaj kanë fëmijët që rrinë rrugëve. Do i lëmë këtë vit pa shkollë. Fëmijët i kam në Greqi. Nipërit i mbaj unë. Kemi një muaj fiks do ishte rregulluar shkolla do ishte bërë. Ai nuk do që ta bëjë”, thotë një prind.
Një tjetër prind shprehet se në momentin kur fëmijët zbresin nga furgoni, duhen shoqëruar nga një person i rritur por kjo është e pamundur për ta sepse duhet të jenë në punë.
“Kemi dalë disa herë por nuk po na vlen asgjë. Jemi të vendosur që fëmijët në Patos nuk do i çojmë. Para dy ditësh nipi i burrit u vra këtu e mori makina para dhe është në spital. Por një fëmije në klasë të parë kush do i hapë rrugën. Po e hipi unë këtu në mëngjes po atje kush ma hip djalin mua. Të vazhdojnë mësimin online derisa të rregullohet shkolla. Nuk e krahasoj jetën e fëmijës me shkollën”, thotë ajo.
“Nuk jemi dakord. Unë jam në punë dhe kam marrë leje vetëm për vajzën. Kur unë e kam shkollën këtu pse duhet ta çoj atje. Nuk jam dakord që shkollat të mbyllet. Ne nuk rrimë dot përditë në protestë sepse duhet të ushqehemi. Nëse do mbyllet shkolla këtu Griza mbaron si vend. Nuk ka më perspektivë për asgjë”, thotë një tjetër prind. /Abcnews.al