Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky këtë të dielë ka zhvilluar një vizitë në qytetin port të Detit të Zi, Odesa, në Ukrainën jugore, në kuadër të Ditës së Marinës.
Kjo është një festë që nderon ata që mbrojnë vendin e tyre në ujë dhe në tokë.
Ndërkaq presidenti gjatë kësaj ceremonie ka dëgjuar një raport nga komandanti i marinës së Ukrainës, ka diskutuar perspektivat për zhvillimin e një programi droni dhe raketash detare dhe ka paraqitur çmime për anëtarët e shërbimit.
Ndër të tjera Zëlënsky ka falënderuar “luftëtarët” e marinës ukrainase, teksa tha se “anijet ruse tashmë kanë frikë t’i afrohen bregut tonë të Detit të Zi“. /abcnews.al