Në Shqipëri numri i personave të infektuar me Hiv Aids mbetet i qëndrueshëm. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, për vitin 2025 deri ne muajin tetor janë diagnostikuar 125 raste të reja, 98 prej tyre meshkuj dhe 27 femra. Krahasuar me një vit më parë, për të njëjtën periudhë kemi 6 raste më shumë nga 119 të raportuara në 2024.
Megjithatë, mjekja infeksioniste në Qsut, Esmeralda Meta, thotë se virusin HIV e shohin më shumë te grupmosha 25 deri në 45 vjeç, kjo dhe për shkak të jetës aktive seksuale.
“Preferencën tek të rinjtë dhe te mosha aktive. Ajo që shohim kemi rasze të reja çdo muaj, për sa kohë që kemi nga viti në vit shifer që s’ka zvoflim të rasteve. Hasim raste që vijn, janë kryesisht adult. Grupmosha 25-45 vjeç, i përkasin stadidit hiv, ka dhe raste në stadin Aids….
Virusi hiv si rrugën kryesore të transmetimit mbart atë të kontaktit seksual, ndërsa si faktor tjetër risku specialistët e shëndetit përmendin përdoruesit e droges nepermjet shiringave apo transmetimi nëpërmjet gjakut siç ndodh nga nëna te fëmija. Ndaj apeli shkon për sa më shumë ndërgjegjësim të grave shtatzëna për depisti të hershëm.
Predominante mbetër seksuale, përdorimi i drograve, transmerimi nëpërmjet gjakut, dhe nga nëna te fëmija. Diaa prej tyre më të mininozuara siç ësjtë ajo e gjakutt. Çdo grua shtatzënë të depistphet para shratzanisë……ndërgjegjësimi për masat prolaktive….profilaktive e vetmja mënyrë e parandalimit…
Virusi vdekjeprurës mund të jetojë gjatë në trupi, pa shenja paralajmëruese. Por, cilat janë disa nga sëmundjet që shkakton Hiv në organizëm?
Hivi infeksione të thella balteriale, paraleslisjt edhe me patologji onkologjike, tumorale.
Në të gjithë vendin janë të diagnostikuar me HIV/AIDS, 1973 raste, që prej viti 1993./abcnews.al

