Dita e gjashtë e grevës, rëndohet gjendja e naftëtarëve: Do qëndrojmë deri në fund

schedule10:35 - 3 Tetor, 2020

schedule 10:35 - 3 Tetor, 2020

Naftëtarët e Ballshit vijojnë sot në ditën e gjashtë të grevës së tyre. Gazetarja Valbona Davidhi raporton se gjendja e tyre është përkeqësuar ndjeshëm, sa e kanë të nevojshme ndihëm mjekësore.

Por naftëtarët nuk kanë pranuar të shkojnë në spital, pasi i frikësohen  infektimit me koronavirus dhe kjo do të dëmtonte grevën e tyre.

Ata vijojnë të zëvendësojnë medikamentet me ujë me sheqer për të forcuar disi imunitetin e tyre, megjithatë gjendja e tyre nuk është e mirë.

“Kemi marrje mendsh, dhimbje dhe këputje trupi. Do të qëndrojmë deri në pikën e fundit. Kthim mbrapa nuk kemi”, thotë një prej tyre.

Kujtojmë se kjo është greva e dytë e urisë e naftëtarëve. Ata kërkojnë pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!