“Dita e Falenderimeve”, Bashkia Tiranë shtron drekë për njerëzit në nevojë

schedule18:20 - 22 Nëntor, 2018

schedule 18:20 - 22 Nëntor, 2018

Bashkia e Tiranës dhe shtetasit amerikanë që punojnë në Shqipëri, zgjodhën që festën tradicionale amerikane “Ditën e Falenderimeve”, ta kalojnë në qendrat sociale të Tiranës. Kësaj feste iu bashkua edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, i cili i së bashku me kryetarin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, i shërbyen një drekë festive njerëzve në nevojë që frekuentojnë qendrën sociale në Kombinat.

Nënkryetari Mazniku falenderoi shtetasit amerikanë që vendosën ta kalojnë me njerëzit në nevojë Ditën e Falenderimeve, duke theksuar se kjo ditë është një mundësi e mirë edhe për të qëndruar të bashkuar. Edhe kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, tha se kontributi do të vijojë edhe më tej për të ndihmuar njerëzit në nevojë, pasi Dita e Falenderimeve është një ditë dhe një festë e veçantë për të gjithë. E enjtja e katërt e muajit Nëntor në SHBA njihet zyrtarisht si Dita e Falenderimeve dhe festohet nga qytetarët amerikanë me familjarët për të falenderuar miqtë dhe të afërmit e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!