Dita e dytë e samitit të paqes për Ukrainën në Zvicër

schedule11:25 - 16 Qershor, 2024

schedule 11:25 - 16 Qershor, 2024

Këtë fundjavë, qyteti i qytetin Burgenstok në Zvicër transformohet krejtësisht me dhjetëra liderë botërorë e mijëra forca policore e ushtarake që kanë zbarkuar atje për samitin e paqes së Ukrainës.

Më shumë se 90 vende dhe institucione globale marrin pjesë në eventin që synonin diskutimin e parimeve bazë për fundin e konfliktit në vendin e munduar nga pushtimi rus.

Përpjekja për gjetjen e një mënyre për mbylljen e kësaj lufte megjithatë vjen me mungesën e zyrtarëve rusë dhe kinezë, ck ai zbeh shpresat për ndonjë arritje të madhe.

Presidentja zvicerane Viola Amherd tha se nga samiti pret hapat e parë konkretë drejt paqes.

/abcnews.al