Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe Volodymyr Zelensky kanë zhvilluar një takim në ditën e dytë të samitit të NATO-s.
Lajmin e ka bërë të ditur në një mesazh në Telegram presidenti i Ukrainës.
“Jam takuar me Rishi Sunak. Ky është takimi i tretë dhe po ashtu suksesi i tretë në samitin e sotëm për Ukrainën. Ne e falënderuam për armët dhe veçanërisht për armët me rreze të gjatë veprimi dhe për mbështetjen e fortë për Ukrainën në rrugën drejt NATO-s.
Ne po presim garancitë e sigurisë për Ukrainën në rrugën drejt NATO-s.
Ishte një takim shumë i frytshëm,” tha Zelensky.
/abcnews.al