Dita e dytë e Samitit dixhital të vendeve të Ballkanit Perëndimor

schedule11:53 - 5 Prill, 2019

schedule 11:53 - 5 Prill, 2019

Samiti i Dytë Dixhital i ekonomive të Ballkanit Perëndimor, me mbi 3 mijë pjesëmarrës, 2 mijë kompani dhe 200 folës nga e gjithë bota, vazhdon sot në Beograd me një numër të madh panelesh dhe prezantimesh për proceset në transformimin dixhital në rajon.

Pjesëmarrësit sot do të bisedojnë për sigurinë kibernetike, sigurinë e fëmijëve në internet, mbrojtjen e të dhënave, si edhe për rolin e shtetit në sektorin privat në këto procese globale.

Samiti Dixhital është një prej simboleve të bashkëpunimit rajonal, dhe është iniciuar nga Procesi i Berlinit. Samiti mbahet në kuadër të Javës dixhitale në Serbi, e cila zgjat nga 1 deri më 7 prill.

Samiti i parë dixhital u mbajt në Shkup, në prill të vitit të kaluar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!