Më vitin 2007 OKB shpalli 20 Shkurtin si Ditën Botërore të Drejtësisë Sociale, me qëllim kapërcimin e barrierave ndarëse dhe krijimin e mundësive për të gjithë komunitetet. Me drejtësi sociale, do të thotë që çdo qytetari nuk duhet t’i privohet asnjë mundësi, të trajtohet i barabartë përpara ligjit, institucioneve publike dhe private.
“Sa e rëndësishme është që në shoqëri të kemi të gjithë shance të barabarta? Është shumë e rëndësishme, prandaj janë bërë revolucionet. Problem qëndron sesi mund njerëzit të gjëjnë mundësinë në vendin e tyre.”
“Janë prishur pak balancat, ka më shumë eufori dhe llafologji. Jemi me prirje pozitive se do bëhet më mirë. Kanmë dalë në plan të parë tarafet, miqësitë, ryshfetet.”
Për sociologët gjithçka nis në familje, që është edhe themeli i shoqërisë.
“Ka të bëjë me drejtësinë mes pjesëtarëve të familjes, burit, gruas. Procesi I demokratizimit të familjes shqiptare nuk mund të bëhet pa një drejtësi sociale, pa krijuar të drejta të barabarta midis tyre.”
Funksionimi i drejtësisë sociale sjell një shoqëri më të shëndoshë. Në shoqëri ekziton gara, por mundësia duhet të jetë e njëjtë për të gjithë për të arritur synimet.
“Është një ditë reflektimi. një element i rëndësishëm i një shoqërie demokratike. Drejtësia sociale duhet të shfaqet kudo. Kur flasim për drejëtsie sociale nuk flasim që të gjithë të jemi të barabartë, t’ju ofrojë njerëzve shance të barabarta kudo. Nuk ka barazai në shoqëri, ka shance të barabarta.”
Por çfarë duhet bërë që drejtësia sociale të funksionojë dhe kushtet të jenë të barabarta për të gjithë?
“Duhet të sulmojmë disa praktika të gabuara sic është nepotizmi, krahinarizmi, politizimi, favorizimi për shkaqe të cajtuara politike. Shoqëria ka nevojë për një sistem vlerash. Mbajmë qendrime diskrminuese për grupe të caktuara. Një shoqëri është e shëndetshme, kur mbron minorancat, këtu është fjala për anëtarët e komunitetit rom, homoseksualët, të moshuarit.”