Sot është Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë.
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka ndarë një video në rrjete sociale, me disa letra të fëmijëve që jetojnë jashtë vendit, dedikuar të afërmve të tyre në Shqipëri.
Krahas postimit, ministri shkruan: “Asgjë nuk tingëllon më bukur sot në Ditën e Alfabetit, se këto fjalë të fëmijëve të diasporës për të dashurit e tyre në atdhe”.
/abcnews.al