Ukrainasit po inkurajohen të mblidhen nesër në qendrën tregtare Port City për evakuim nga Mariupol.
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk tha se njerëzit do të evakuohen në orën 12:00, duke mos dhënë detaje të tjera.
Këtë mbrëmje, OKB tha se përpjekjet për evakuim ishin duke u zhvilluar edhe një herë për të shpëtuar njerëzit nga qyteti i rrethuar.
Një komandant ukrainas në uzinën Azovstal ka thënë se po luftohen beteja të vështira dhe të përgjakshme.
Në ditën e 71 të luftës fabrika e çelikut është rezistenca e fundit në Mariupol dhe marrja e këtij qyteti është qëllimi kyç i Rusisë.
Një armëpushim 3-ditor i shpallur nga Rusia pritet që të nisë të enjten për të lejuar rreth 200 civilë që të largohen nga zona.
Por Ukraina është skeptike në lidhje me këtë dhe i ka kërkuar shefit të OKB-së që të ndihmojë të evakuohen të plagosurit në uzinë.
/abcnews.al