Në Ukrainë vijojnë sot luftimet në ditën e 31-të, qëkur Rusia nisi pushtimin paprovokuar më 24 shkurtë, në atë që e quajti “operacion special”.
Ndërkohë, sirenat kundërajrore u ndezën sërish mëngjesin e sotëm në disa qytete të Ukrainës. Kështu është raportuar nga mediat lokale të cituar nga BBC.
Lexo edhe: OBSH: Sulmet ndaj spitaleve po shtohen çdo ditë
Alarmi ra në kryeqytetin Kiev dhe në qytetet Cherkasy dhe Kropyvnytsky në qendër të vendit, në Zaporizhia dhe Dnipro në juglindje, në Zhytomyr në lindje dhe në Kharkiv dhe Sumy në verilindje. /abcnews.al