Në ditën e tretë të kërkimeve numri i viktimave nga shembja e një ndërtese në Miami ka shkuar në 32.
Ndërsa operacioni i kërkimit vijon, të martën u gjetën edhe katër trupa të tjerë të pajetë. Lajmin e bëri të ditur kryetarja e Bashkisë së Miami-Dade, Daniella Levine Cava gjatë një konference për mediat.
Ndërkohë, edhe 113 banorë mbeten të humbur, por vetëm 70 prej tyre është e sigurt që ndodheshin në godinë kur ajo u shemb mëngjesin e 24 qershorit.
Ndërsa ditët kalojnë, shpresa për të gjetur njerëz të gjallë nën gërmadha venitet. Autoritetet u kanë bërë thirrje familjarëve që të sigurohen që të afërmit e tyre kanë qenë në ndërtesë në momentin e shembjes. Shkaqet e shembjes nuk dihen ende. s.b/abcnews.al/