Dita botërore e Tokës/ Apel për ruajtjen e mjedisit dhe përdorimin e materialeve ricikluese

schedule17:26 - 22 Prill, 2024

schedule 17:26 - 22 Prill, 2024

Data 22 Prill shënon Ditën Botërore të Tokës. Vitet e fundit gjithmonë e më shumë bëhet apel për ruajtjen e mjedisit, përdorimin e materialeve ricikluese dhe shtimin e gjelbërimit.

“Toka është i vetmi planet në univers ku ka jetë dhe për të siguruar vazhdimin e jetës është thelbësore të mirëmbahen pasuritë natyrore. Ndaj 22 prilli dita botërore e tokës është caktuar si e tillë për të na kujtuar të gjithëve se Toka dhe ekosistemet e saj na sigurojnë jetë dhe ushqim, ndaj dhe nuk duhet të abuzojmë”.

Tema e vitit 2024 për Tokën është planeti kundër plastikës. Për ambientalistët ky fenomen global është një ndër problematikat më evidente edhe në vendin tonë.

“Në kontekstin shqiptar është një problem shume evident. Një problem tejet madhor që e ndjejmë. Natyrisht që aksionet e pastrimit kanë vlerën e vet, por nuk adresohet thelbi i problemit, redukto, riciklo, ripërdor”, shprehet ambientalisti Aleksandër Trajçe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!