Dita Botërore e Pastrimit: Më 17 Shtator, bashkë për të mbrojtur mjedisin

schedule17:45 - 14 Shtator, 2022

schedule 17:45 - 14 Shtator, 2022

Dita Botërore e Pastrimit, synon të mobilizojë qytetarët, institucionet, bizneset në aksione pastrimi (dhe jo vetëm), për të larguar sa më shumë mbeturina nga natyra dhe në këtë mënyrë të përçojë mesazhin për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja.

Ndotja e hapësirave urbane, rurale, maleve, fushave, lumenjve, liqeneve, bregdetit, tashmë është kthyer një nga problematikat kryesore të ndotjes jo vetëm në botë por edhe në Shqipëri.

Lëvizja Ta Pastrojmë Shqipërinë sfidon secilin prej jush, që të jeni pjesë e “Ditës Botërore të Pastrimit” duke ndërmarrë nisma individuale apo në grup për largimin e sa më shumë mbeturinave në zonën ku ju jetoni ose punoni si dhe në zonat turistike, bregdet, lumenj dhe liqene.

Bashkohu Edhe Ti – Mjaftojnë vetëm 4 hapa të thjeshtë për t’u bërë pjesë:

–  Zgjidhni vendin ku do të zhvilloni aksionin tuaj;
–  Pastroni mbeturinat në lagjen, qytetin, fshatin ku ju jetoni ose punoni si dhe në zonat turistike, bregdet, lumenjë e liqene;
– Hidhni mbeturinat e mbledhura në koshin më të afërt;
– Bëni foto/video nga aksioni i pastrimit dhe postojini ato ne rrjetet sociale duke përdorur hashtags:

#DitaBoteroreEPastrimit #WorldCleanupDay #WCD2022 #TaPastrojmeShqiperine #LetsDoItAlbania
#QytetareTePergjegjshem #QyteteTePastra #SebashkuMundemi #BashkohuEdheTi #BehuVullnetar

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!