Distancimi i Berishës nga PD dhe padia, Nazarko: Ditë e vështirë për të korruptuarit në Ballkan

schedule22:03 - 20 Maj, 2021

schedule 22:03 - 20 Maj, 2021

Këtë të enjte në emisionin “Log.” me gazetarin Endri Xhafo u diskutua vendimi nga SHBA për të shpallur “non-grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij dhe konferenca e mbajtur sot nga Berisha për këtë vendim.

Lexo edhe: Berisha “non grata”, Artan Hoxha: Demaskim i fortë, s’ka më garanci, po pse hesht Meta?

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se do të padisë për shpifje sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken.

Analisti Mentor Nazarko, e konsideroi legjitim vendimin e ish-kryeministrit Berisha për t’iu drejtuar një tribunali francez.

Ai gjithashtu theksoi se kjo është një ditë e vështirë për të korruptuarit në Ballkan, duke shtuar se mënyra se si distancoi Partinë Demokratike i jep atij një lloj frymëmarrje.

“Unë nuk besoj që ka shanse të rikthejë këtë dënim diplomatik në politikë. Veprimi që ka marrë sot është legjitim dhe zgjedhja duke iu drejtuar një tribunali francez është një mënyrë që të tregojë përpara hapësirës kombëtare që nuk e pranon një akuzë të tillë dhe guxon të sfidojë. Një përpjekje për të mbrojtur dinjitetin siç e tha është e legjitimuar ta bëjë.

Mënyra se si e distancoi Partinë Demokratike dhe e personalizoi këtë çështje i krijon një lloj frymëmarrje. Unë mendoj që kjo është ditë e vështirë për të gjithë të korruptuarit e Ballkanit, ndoshta prej këtij momenti mund të fillojë pastrimi. Ka një moment pabarazie, pasi Berisha prej 8 vitesh ishte larg pushtetit dhe do të duhej që radha të fillonte nga dikush që është në qeverisje”, tha Nazarko.

Gjithashtu gjatë bisedës në studio gazetari Artan Hoxha, tha se Sali Berisha mund të vazhdojë të fshihet, por DASH ka marrë vendimin mbi prova.

“Sali Berisha është goditur saktësisht mbi hetime që nuk janë bërë sot”, u shpreh Hoxha.

Ndërsa analisti Drilon Gashi në një lidhje me “Skype” në emisionin “Log.”, tha se Berisha do të ketë rastin ndoshta të zbardhë emrin e tij.

Ai më tej theksoi se ndoshta ndikimi i madh që vazhdon të ushtrojë ish-kryeministri Berisha mbi PD-në, mund të jetë arsyeja e këtij veprimi taktik.

“Këtë vendim të DASH e pashë si një vendim të rëndë. Unë druaj se DASH do të merrte një vendim të tillë pa pasur fakte apo prova. U përmend lidhja me Kosovës, ne në fakt e kemi parë si udhëheqësin që përkrah Kosovën. Por ajo përkrahje nuk ka qenë nga një kah politik. Besoj se janë emocione të përziera. Mund të thuhet që drejtësia u vu në dritë, por ndërkohë është një imazh negativ për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Gashi duke shtuar: “Ky vendim nuk ka lidhje me ngjyrën e administratave se sa me marrëdhëniet Shqipëri-SHBA dhe progresin diplomatik që SHBA duan të shohin, por që nuk është arritur.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!