Distancë sociale dhe maska transparente, plani i FIGC për të hapur stadiumet

schedule09:57 - 16 Shtator, 2020

schedule 09:57 - 16 Shtator, 2020

Serie A u rikthye mes shumë polemikave, për shkak të situatës së rëndë që u krijua nga COVID-19. Gjithsesi autoritetet shtetërore u bindën dhe nuk morën shembullin e Francës për ta ndalur futbollin.

Sigurisht gjithçka duke ndjekur një protokoll sanitar sigurie dhe me stadiumet të boshatisura. Pa tifozë ndeshjet janë ndryshe dhe në Itali tani po mendojnë që edhe stadiumet ta hapën gradualisht.

Komiteti Shkencor Teknik deri më tani ka refuzuar kërkesën e FIGC dhe Ligës, por po punohet për hartimin e një protokolli që të jepet “OK”-i dhe në mes të tetorit stadiumet të hapen pjesërisht.

“La Repubblica” raporton se tifozët do të duhet të qëndrojnë minimalisht 2.25 metra larg njëri-tjetrit. Veç kësaj, maskat duhet të jenë transparente. Kjo që policia të mund t’i identifikojë në rast të ndonjë incidenti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!