Distanca që duhet të ruajmë për të shmangur virusin e ri

schedule08:55 - 11 Mars, 2020

schedule 08:55 - 11 Mars, 2020

Me alarmin e koronavirusit, tashmë një virus kërcënues që nuk po “zgjedh” shtete apo kontinente për t’u përhapur, ka disa gjëra që duhet t’u kushtojmë më shumë rëndësi se gjithçka tjetër.

Distanca anti-ngjitëse nga koronavirusi që është miratuar tashmë për vendet publike, baret, restorantet dhe muzetë duket se është një nga ato detajet që nuk duhet injoruar, përkundrazi, duhet respektuar me vetëdije të plotë.

Ndryshe cilësohet si distanca e pikës ose droplet! Në kontekstin e urgjencës globale shëndetësore, specifikon distancën minimale për të shmangur përhapjen e virusit përmes pështymës apo stërkave.

Në një intervistë për “Repubblica”, presidenti i Institutit të lartë shëndetësor në Itali,  Silvio Brusaferro, tha: “Koronavirusi përhapet përmes pikave që lëshojmë me hundë dhe mbi të gjitha me gojë! Ato janë mjaft të rënda, dhe mesatarisht kanë një rreze përhapjeje brenda një metri përmes rrugëve të ajrit. E ashtuquajtura distanca e pikave është pikërisht një metër nga personi i infektuar”.

Distanca që duhet shmangur për të mos u infektuar nuk është përcaktuar ende në një mënyrë deçizive, pasi varet nga shumë faktorë. Mund të rritet nëse mjedisi në të cilin e gjejmë veten është pak a shumë i lagësht, nga dendësia e sekrecioneve dhe më shumë. Specialistët e sëmundjeve infektive Massimo Galli dhe Giovanni Rezza në Institutin e Shëndetit Publik në Itali, u shprehën se: “Distanca jashtëzakonisht e sigurisë është rreth 1 metër e 82 cm”.

Ndaj, respektojeni në maksimum!/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!