Disney, Netflix, Apple: Kush e fiton “luftën” e transmetimit?

schedule09:43 - 8 Shkurt, 2022

schedule 09:43 - 8 Shkurt, 2022

The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Një adoleshente që shndërrohet në një panda gjigante është ylli i ri i “Turning Red”, një film nga Disney që pritet të dalë muajin e ardhshëm. Kompania më e madhe mediatike në botë, do të festojë 100-vjetorin e saj vitin e ardhshëm. Por Disney është duke bërë disa ndryshime ndërsa riorganizon biznesin e tij, me vlerë 260 miliardë dollarësh. Deri më tani eksperimenti ka qenë i suksesshëm.

Disney+, fillimisht synonte të kishte të paktën 60 milionë abonentë në pesë vitet e para të transmetimit. Por brenda 12 muajsh, arriti ta realizonte diçka të tillë dhe tani shpreson që brenda një viti të arrijë 260 milionë abonentë deri në 2024. Bob Chapek, i cili mori detyrën si shef ekzekutiv pak para pandemisë, është i bindur se e ardhmja e Disney qëndron në transmetimin direkt te konsumatori, raporton abcnws.al

Disney+ pritet ti mbijetojë konkurencës, që është bërë e njohur si “lufta e transmetimit”. Çdo vit Disney dhe rivalët e tij premtojnë se do të shpenzojnë më shumë për përmbajtjen. E megjithatë rritja e abonentëve po tregon shenja ngadalësimi. Çmimet e aksioneve të Alphabet dhe Amazon u rritën me një të dhjetën ose më shumë dhe Meta ra me një të katërtën ndërsa investitorët po presin rezultatet tremujore të Disney më 9 shkurt.

Tregjet pësuan tronditje muajin e kaluar kur Netflix, transmetuesi kryesor, parashikoi se në tremujorin e parë të 2022 do të shtoheshin vetëm 2.5 milionë anëtarë të rinj. Ky do të jetë tremujori i parë më i dobët që nga viti 2010, kur shumica e abonentëve të Netflix ende merrnin DVD me postë. Tremujorin e kaluar Disney tha se kishte shtuar vetëm 2.1 milionë abonentë.

Me disa përjashtime, të gjitha industritë kanë shënuar ulje. Disa analistë kanë arritur në përfundimin se tavani për abonimet është më i ulët nga sa e kishin menduar. Morgan Stanley, një bankë investimesh, thekson se Netflix do të shtojë deri në vitin 2024, 260 milionë abonentë globalë, nga vlerësimi i mëparshëm prej 300 milionë.

 

Në Indi, Netflix uli çmimin nga 6,60 dollarë në 2,60 dollarë në muaj. Morgan Stanley tani pret që të ardhurat totale të Netflix të rriten me rreth 10% në vit, jo me 15% ose më shumë se sa ishte parashikuar më parë. Ndërsa rritja e të ardhurave po ngadalësohet, kostot vazhdojnë të rriten. Firmat mediatike do të shpenzojnë më shumë se 230 miliardë dollarë për video gjatë këtij viti, gati dyfishi i shifrës një dekadë më parë, sipas Ampere Analysis, një firmë kërkimore.

Rezultatet e dobëta të Netflix erdhën pavarësisht suksesve duke përfshirë “Squid Game”, serialin e tij më të klikuar dhe “Red Notice”, filmin e tij më të suksesshëm. Disney+ ka arritur më shumë sukses sesa kompania ka menduar ndonjëherë. Tre vite më parë Disney tha se do të shpenzonte rreth 2 miliardë dollarë për përmbajtjen e transmetimit në vitin 2024.

Chapek së fundmi tha se shifra do të ishte më shumë se 9 miliardë dollarë. Shpenzimet po rriten pjesërisht për shkak se kostot e xhirimeve janë rritur. Sezoni i fundit i “Game of Thrones” kushtoi rreth 15 milion dollarë për episod.

“Lord of the Rings”, thuhet se kushtoi rreth katër herë më shumë. Apple TV+ ka humbur një të dhjetën e klientëve të tij çdo muaj, sipas Antenna, një firmë të dhënash.

Kombinimi i rritjes së kostove dhe ngadalësimit të rritjes së të ardhurave “vë në pikëpyetje ekonominë e këtyre bizneseve”, sipas Moffett Nathanson, një firmë analistësh. Netflix, më i suksesshmi nga grupi, pret që marzhi i tij operativ të tkurret në vitin 2022, për herë të parë në të paktën gjashtë vite, në 19%.

Moffett Nathanson shton se këto shifra rritën performancën e firmës.  Trasmetimi është veçanërisht i ulët për firmat e vjetra mediatike si Disney, të cilat janë mësuar me biznesin shumë më fitimprurës të televizionit kabllor.

Vitin e kaluar Disney raportoi një marzh operativ prej 30% për rrjetet e tij lineare televizive. Çmimi mesatar i kalbllove në Amerikë është gati 100 dollarë në muaj. Firmat mediatike po përshpejtojnë rënien e këtij biznesi fitimprurës duke përdorur shërbimet e tyre të transmetimit. Gjithashtu të ardhurat falë arkëtimeve janë reduktuar, me shumicën e filmave që u transmetuan online për shkak të mbylljes së kinemave nga pandemia, raporton abcnews.al

Animatorët e Disney’s Pixar janë të zhgënjyer se “Turning Red” nuk po transmetohet në kinema në shumicën e vendeve. Nuk ka zgjidhje tjetër veçse t’i përmbahemi strategjisë. Fokusi gjithnjë e më shumë po kthehet tek mënyra se si ta bëjmë biznesin e ri më fitimprurës.

Apple dhe Amazon të dyja kanë TV me shërbime të tjera. WarnerMedia dhe Discovery pritet të bashkëpunojnë këtë vit. Por sigurisht mund të ketë shumë ndodhi të tjera. Shpresa në firmat më të mëdha mediatike është se lufta e transmetimit do të shkaktojë disa viktima, duke i lënë të mbijetuarit të rrisin çmimet e tyre dhe të reduktojnë shpenzimet për përmbajtjen.

Peacock, transmetuesi i Comcast, është në rënie. ViacomCBS, e cila zotëron Paramount+, është subjekt i thashethemeve të pafundme për blerje. Warner-Discovery po vë bast të ardhmen e saj në transmetim. Apple dhe Amazon janë në krye të trasmetimit dhe kanë mjaftueshëm të ardhura për të investuar dhe për të ecur përpara.

Për Disney dhe Netflix situata ka mbetur e njejtë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!