Diskutohen detajet e fundit, Shala mbetet “skandinav”

schedule15:16 - 5 Mars, 2021

schedule 15:16 - 5 Mars, 2021

Herolind Shala mbylli kontratën e tij me Valerenga në janar dhe prej më shumë se dy muajsh mesfushori i Kosovës është pa ekip. Shpejt ai pritet të arrijë të firmosë me ekipin e ri.

Nga Norvegjia, TV2 bën me dije se Shala po kryen bisedimet e fundit me Stabaek, tjetër klub në ligën e parë norvegjeze. Nga Stabaek janë larguar disa mesfushorë dhe Shala pritet të afrohet.

29-vjeçari luajti dy sezone me Valerenga, teksa firmosja e një kontratë të re me ta duket shumë e vështirë. Shala ka luajtur 16 ndeshje me Kosovës dhe 5 me Shqipërinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!