Diskutimet për listat e hapura, ambasadorja franceze: Çështje shqiptare, duhet bashkëpunim

schedule13:19 - 25 Korrik, 2020

schedule 13:19 - 25 Korrik, 2020

Ambasadorja franceze Christine Vasac, ka komentuar nga Pogradeci, diskutimet e fundit politike për listat e hapura dhe aleancat parazgjedhore.

Ajo është shprehur se kjo është një çështje që i takon shqiptarëve për t’u vendosur.

“Ka nje projekt te rieditimit te te gjithe Kushtetutes shqiptare. Kryeministri eshte shprehur ne menyre publike dhe ne Parlament ne lidhje me kete. Ka edhe nje qendrim te presidentit te vendit, i cili na mblodhi ne te gjithe ambasadoreve te BE dhe te Mbreterise se Bashkuar dje. Ju perket shqiptareve dhe vetem atyre qe ta trajtojne kete ceshtje. Ka nje kalendar i cili eshte vendosur dhe nese do te respektohet ose jo kalendari kete do ta tregoje koha. Por do te duhet nje bashkepunim i pozites dhe opozites ne menyre qe ne te marrim nje rezultat“,  tha ambasadorja.

Më tej, pyetjes nëse listat e hapura dhe aleancat paszgjedhore janë modeli i duhur për Shqipërinë, ajo u përgjigj: “Mos prisni nje pergjigje prej meje mbi themelin e organizimit, sepse eshte kjo eshte nje ceshtje shqiptare”.

Ndërsa për sa  i përket qëndrimit të BE, nëse nuk ka një reformë të plotë në sistemin e drejtësisë dhe sistemin zgjedhor, ambasadorja deklaroi:  “Ashtu si ju e dini ne 25 mars jane hapur negociatat per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut. Duhet te fokusohemi tek konkluzionet dhe kjo nuk eshte dicka e re. Qellimi kryesor eshte qe te konkretizohet situata, ne menyre qe te kemi konferencen e pare nderqeveritare. Eshte gabim te themi papushim qe po shtohen kushtet per Shqiperine. Une ju sugjeroj qe te lexoni konkluzionet e 25 marsit dhe konkluzionet e meparshme. Interesi i Shqiperise eshte qe te mbahet sa me pare konferenca nderqeveritare dhe per kete eshte duke punuar ambasadori Zef Mazi i emeruar nga kryeministri”./abcnews.al