Disiplina vendos: Përjashtohen Luftëtari e Spartaku, Skënderbeu humb në tavolinë

schedule14:20 - 11 Nëntor, 2020

schedule 14:20 - 11 Nëntor, 2020

Komisioni i Disiplinës është mbledhur ditën e djeshme dhe ka marrë disa vendime, në lidhje me shkeljet e hasura në fundjavë dhe mes vendimeve të marra spikatin përjashtimet e Luftëtarit dhe Spartakut, në Kategorinë e Parë dhe të Dytë. Ka edhe paralajmërime e pezullime, sipas vendimeve të publikuara më poshtë:

Lojtari i KF Erzeni, Xhino Ngjela për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

FC Besa, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

KF Luftëtari, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë kundër KF Turbina, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe Nenit 109/2/d/e të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, përjashtohet nga aktiviteti për sezonin futbollistik 20/21 duke u zbritur një kategori më poshtë.

Lojtari i FK Skrapari, Skedi Shabani për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Skënderbeu Femra, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në ndeshjen kundër Apolonia – Femra në bazë të Neneve 30 dhe 64 të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

KF Spartaku, për dështim në pjesëmarrjen në Kampionati Kombëtar i Kategorisë së Dytë në bazë të nenit të 27 te KDS dhe Nenit 109/2 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike përjashtohet nga Kampionati Kombëtar i Kategorisë së Dytë për sezonin 20/21 dhe dënohet me zbritje në një kategori më të ulët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!