Disiplina tallet me arbitrat dhe futbollin, vendimi i fundit është absurd

schedule21:26 - 24 Nëntor, 2020

schedule 21:26 - 24 Nëntor, 2020

Komisioni i Disiplinës është mbledhur ditën e sotme dhe ka marrë disa vendime për shkeljet e hasura në ndeshjet e fundjavës. E pësojnë në Kategorinë e Parë, Kastriot Rama i Burrelit, si dhe futbollisti i Veleçikut, Suad Bega. Ka dënime me gjoba e pezullime në Kategorinë e Dytë, kurse te moshat lista e të dënuarve është e gjatë.

RASTI BAKIASI – Aburditeti që Disiplina hedh poshtë një vendim të marrë vetë më parë përsëritet. Përfiton Andi Bakiasi, i cili në dhjetor të vitit 2019 ishte dënuar përjetë. Nëse shikon Kodin e Disiplinës, vihet re se ky komision ka të drejtë të pezullojë dënime që nuk janë më të mëdha se tetë javë, ose tetë muaj, si dhe gjysma e dënimit duhet të kryhet me çdo kusht.

Në djall Kodi i Disiplinës Sportive, juristët e KD bëjnë çfarë t’u doje qejfi. “Lojtari i KF Shkumbini, Andi Bakiasi, për goditje të përsëritur dhe kërcënim ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 11/f), 48/1/b), 57/1 të KDS, dënohet me përjashtimin përjetë nga çdo aktivitet futbollistik i organizuar nga FSHF”, ishte ky vendimi i marrë nga Disiplina.

Futbollisti ishte dënuar me pretendimin se kishte dhunuar gjyqtarin Sokol Bebja, ndërkohë që sot vjen falja për të. Në vendimin e Disiplinës shkruhet: “Pranimin e kërkesës së lojtarit Andi Bakiasi, duke pezulluar zbatimin e dënimit. Në bazë të Nenit 32/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 12 (dymbëdhjetë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri”.

 

 

  • VENDIMET E DISIPLINËS – Zyrtari i KF Burreli, Kastriot Rama, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtari i KSSH Veleçiku, Suad Bega, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • KF Butrinti, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në bazë të nenit 64/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  • Zyrtari i KF Naftëtari, Adriatik Kanani, për provokim të publikut duke ofenduar spektatorët, në bazë të Nenit 52/1 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  • Lojtari i SHS Përmeti, Alvaro Merko, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • FK Memaliaj, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  • Lojtari i Shkëndija Tr. U-19, Flori Maçi, për protestë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtari i KF Pogradeci U-17, Ledjo Dute, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtari i Football Republic U-17, Jurgen Bakalli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtari i KF Butrinti U-19, Indrit Sejko, për protestë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtari i Flamurtari FC U-19, Arielo Gegaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtari i FC Besa U-15, Kevin Hoxha, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtari i KF Laçi U-15, Nikola Pepa, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • FC Besa U15, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  • Lojtari i FK Dinamo U-21, Kevin Fetishaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Pranimin e kërkesës së lojtarit të SHS Përmeti, Stavro Bidika, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
  • Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U-17, Leon Kozi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  • Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Eduard Zhupa, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!