Disiplina me “hanxhar”: Te Kastrioti e pësojnë të gjithë, dënohet edhe drejtori i Skënderbeut

schedule17:59 - 11 Maj, 2021

schedule 17:59 - 11 Maj, 2021

Komisioni i Disiplinës shpalli sot vendimet për thyerjet e javës që lamë pas dhe kryefjala ishte padyshim ndeshja Tirana-Kastrioti, ku pati shumë trazira. Pikërisht nga ajo ndeshje kanë ardhur edhe dënimet më të rënda.

Drejtori dhe presidenti i Kastriotit, të cilët u shoqëruan edhe nga policia pas ndeshjes, janë dënuar me 12 dhe 18 muaj përjashtim nga aktivitetet e organizuara nga FSHF.

Rëndë e ka pësuar edhe trajneri Ramadan Ndreu, i cili do duhet të ndjekë nga televizori ndeshjet e mbetura të skuadrës së tij, duke e bërë shumë të vështirë garën për të qëndruar në Superiore.

Ndërkohë ekipi U21 i krutanëve është përjashtuar nga Superiorja për braktisje të ndeshjeve. Mes të ndëshkuarve të kësaj jave është edhe drejtori i përgjithshëm i Skënderbeut, Ilirjan Përmeti, i cili është dënuar me 8 ndeshje përjashtim për shkak të sjelljes antisportive ndaj gjyqtarit.

VENDIMET: 1. Zyrtari i KF Skënderbeu, Ilirjan Përmeti, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. Zyrtari i KS Kastrioti, Alban Vogli, për nxitjen e braktisjes së ndeshjes dhe për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 54/3 dhe 48/2/b të KDS, dënohet me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

3. Zyrtari i KS Kastrioti, Gazmend Vogli, për nxitjen e braktisjes së ndeshjes, në bazë të nenit 54/3 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

4. Zyrtari i KS Kastrioti, Ramadan Ndreu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

5. KS Kastrioti U-21, për braktisjen e më shumë se një ndeshjeje të vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen kundër KF Laçi U-21, në tavolinë me rezultatin 3-0. Në bazë të nenit 29.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, përjashtohet nga gara dhe i zbriten 6 pikë në sezonin pasardhës.

6. Lojtarja e Juban Danja – Femra, Denada Avullija, për sulm ndaj kundërshtares, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Lojtarja e Apolonia – Femra, Egzona Gashi, për sulm ndaj kundërshtares, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Lojtarja e Juban Danja – Femra, Matilda Tanushi, për sjellje josportive ndaj kundërshtares, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Lojtarja e Apolonia – Femra, Liridona Gashi, për sjellje josportive ndaj kundërshtares, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. KS Korabi U-19, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë neneve 24, 63/1/c, dhe 64/5 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve në fushë asnjanëse.

11. Lojtari KS Korabi U-19, Gerald Abdiu, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Lojtari KS Korabi U-19, Aldo Bardhi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. Zyrtari i FK Elbasani U-13, Marjo Koçiaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. Lojtari i A.F. Luftëtari, Boni Shefqet, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15. Lojtari i Fc Kinostudio, Korado Teodori, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

16. KS Luftëtari U-17, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi C, kundër Teuta U-17 B, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

17. Oriku U-17, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi C, kundër KF Butrinti U-17, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

18. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Football Republic U-19, Madrid Marku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!