Disiplina me “dorë të hekurt”, nuk shpëton pa u ndëshkuar dhuna në Kategorinë e Parë

schedule18:16 - 11 Dhjetor, 2024

schedule 18:16 - 11 Dhjetor, 2024

Përplasja mes trajnerëve Andrea Agostinelli dhe Emiljano Çela gjatë ndeshjes Flamurtari-Kukësi, nuk ka kaluar pa pasoja për të dy teknikët, përveç kartonit të kuq me të cilin u ndëshkuan në minuta e fundit të sfidës së Kategorisë së Parë.

Disiplina ka vendosur që të ndëshkojë me nga dy ndeshje pezullim trajnerët të cilët u përfshinë në momente tensioni pas goli të dytë të vlonjatëve në këtë sfidë.

Gjithashtu, nuk kanë munguar gjoba e pezullime në seri në këtë kategori, por edhe në ato më poshtë e në futbollin e moshave, ku sjelljet josportive janë kthyer në normalitet. /i.m /abcnews.al

Vendimiet e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës: 

  1. Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës si dhe duke ofenduar dhe fyer zyrtarët e ndeshjes, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  2. Zyrtari i Flamurtari FC, Andrea Agostinelli, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  3. Zyrtari i FK Kukesi, Emiljano Çela, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  4. Lojtari i KF Valbona, Wahab Lawal Adetola, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  5. Zyrtari i KF Erzeni, Arlind Nerjaku, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  6. KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës si dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  7. Zyrtari i Eagles Football, Andi Matraxhiu, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe në stolin e rezervave.
  8. Zyrtari i KF Shiroka, Ergin Axhani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe në stolin e rezervave.
  9. Lojtari i KF Vora U-19, Gerjard Xhixha, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  10. Lojtari i Flamurtari FC U-19, Gerald Kapaj, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  11. Lojtari i FK Partizani U-18, Spiro Idrizaj, për provokim të spektatorëve me gjeste ofenduese, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  12. KF Egnatia U-17, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kampionatit Kategoria e Parë U-17 kundër KF Lushnja U-17, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  13. Zyrtari i KF Egnatia U-17, Rubin Ukshini,për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
  14. Zyrtari i Flamurtari FC U-16, Gentian Zguro, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  15. Zyrtari i Akademia e Futbollit U-14, Nelsi Mete, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  16. Lojtari i Don Bosko Academy U-15, Dejvi Flamuraj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  17. Lojtari i F.B.A U-15, Kejsi Abdia, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  18. Lojtari i Tirana United U-17, Arbi Spahiu, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  19. FK Kukësi U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-19, Zona Rajonale Tiranë, kundër Kamza Sport U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  20. Ali Demi A, U-11, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi J, zona Rajonale Tiranë, kundër East Park B, U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  21. Ali Demi B, U-11, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi J, zona Rajonale Tiranë, kundër Tirana King U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  22. Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-21, Danilo Bajraktari, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  23. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Iliria, Brajan Selmani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  24. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Iliria, Santiago Selmani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  25. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Eagle Football, Sandroel Limani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

 

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.