Komisioni i Disiplinës ka dhënë vendimet përsa i përket ngjarjeve të fundit të ndodhura. Ka pasur dhunë në shumë ndeshje dhe mbas tyre në javët e mbylljes së sezoneve, teksa ka pasur pezullime të shumta dhe gjoba kundrejt futbollistëve dhe trajnerëve.
Vendimet e Disiplinës:
- Flamurtari FC U-16, për mos përmbushje të detyrimeve duke mos marrë masa të rendit dhe sigurisë dhe duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 17/1, 17/2/a 17/2/f dhe 17/2h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Zyrtari i Flamurtari FC U-16, Robert Islami, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Zyrtari i Flamurtari FC U-16, Gentian Zguro, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Zyrtari i AF Triumph U-16, Endri Renxa, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i FC Lushnja U-17, Elsi Pupa, për sjellje jospotive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Zyrtari i FC Lushnja U-17, Julian Gjyla,për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF Apolonia U-17, për mos përmbushje të detyrimeve duke mos marrë masa të rendit dhe sigurisë dhe duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 17/1, 17/2/a 17/2/f dhe 17/2h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- FC Dinamo City U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Abissnet Superiore U-17, kunder KF Apolonia U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Zyrtari i KF Apolonia U-17, Santiliano Dule, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i KF Apolonia U-17, Klevis Pajaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i KF Apolonia U-17, Muhamed Mehmeti, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i FC Dinamo City U-17, Ledion Spahiu, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i FC Dinamo City U-17, Elio Hyziu, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- S Pepa U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-19, kunder Akademia e Futbollit U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Flamurtari FC U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-17, kunder KF Vora U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Shënkolli U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-17, kunder KF Pogradeci U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Shënkolli U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Abissnet Superiore U-15, kunder KF Skënderbeu U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- KF Shkodra U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-16, kunder FC Labëria U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- KF Laçi U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-15, kunder FC Besa U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- FC Lushnja U-19, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë U-19 Ndërajonale, kundër FC Kinostudio U-19, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
- Zyrtari i FC Lushnja U-19, Blerim Hasalla, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
- Iliria A U-13, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë U-13, kundër Don Bosko Academy B U-13, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
- Zyrtari i FC Iliria A U-13, Dashamir Cangu,për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
- Rrëzimin e kërkesës së FC Dinamo City U-17 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
- Rrëzimin e kërkesës së KF Naftëtari U-15 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
- Rrëzimin e kërkesës së Flamurtari FC U-16 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-19, Ralf Çela, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-19, Frenki Shahaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-19, Danilo Bajraktari, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit. /FSHF