Disidentët të parët: Një doktrinë e politikës së jashtme për administratën e Biden

schedule14:08 - 29 Janar, 2021

schedule 14:08 - 29 Janar, 2021

Nga Bret Stephens,  The New York Times

Duke ndjekur një politikë të jashtme që vë disidentët si Aleksei Navalny  në vend të parë, Shtetet e Bashkuara mund të rifitojnë udhëheqjen e tyre morale.

Tridhjetë vite nga tani, cilën  do të konsiderojnë historianët ngjarjen më të bujshme në janar 2021 – sulmin e Kapitolit  nga një turmë kryengritëse, apo kthimin heroik të Aleksei Navalny në Moskë, pasuar nga arrestimi i tij i menjëhershëm?

Në një skeptër më të gjerë, të dy ngjarjet kanë të bëjnë me të njëjtën gjë: të ardhmen e lirisë. Në një version të së ardhmes, sulmi ndaj Kapitolit shënon pikën në të cilën forcat e joliberalizmit, dhuna e turmës dhe dezinformimi, pjesa më e madhe e saj e nxitur dhe financuar nga qeveria ruse, shënuan një pikë kritike në Perëndim.

Në një version tjetër, sulmi do të mbahet mend si një anomali historike kur krahasohet me rimëkëmbjen e lirisë në vendet ku çdo gjë dukej e humbur – jo vetëm nga Rusia, por edhe Kina, Irani, Kuba dhe Venezuela.

Si mund të zhvendosë Joe Biden historinë drejt versionit të dytë? Duke ndjekur një politikë të jashtme që i vë disidentët në vend të parë.

Një pikëpamje e zakonshme e disidentëve është se ata janë një problem i gjithë njerëzimit, por që pengon çështje më të rëndësishme.

Hillary Clinton i dha zë kësaj pikëpamjeje kur, ndërsa po shkonte për në Pekin si sekretare e shtetit në 2009, ajo këmbënguli që pyetjet rreth drejtave të njeriut “nuk mund të ndërhyjnë me krizën ekonomike globale, krizën globale të ndryshimit të klimës dhe krizën e sigurisë”.

Ky nuk është cinizëm, por përkundrazi një version i idesë utilitare që të bësh më të mirën, gjithmonë ka përparësi mbi interesat e menjëhershme të një grushti të caktuar  njerëzish.

Por kjo është e gabuar, dhe jo vetëm filozofikisht. Disidentët kanë rëndësi strategjike për SHBA-në. Diktaturat që kërcënojnë më shumë botën e lirë janë shumë të fuqishme për t’u rrëzuar ushtarakisht.

As ata nuk kanë gjasa të moderojnë sjelljen e tyre falë prosperitetit ekonomik ose reformatorëve që punojnë brenda sistemit.

Çdokush që ka dyshime për këtë rezultat duhet të shikojë vetëm trajektoren e fundit të Kinës si një regjim gjithnjë më i pasur e më shtypës. Ajo që mund të rrëzojë diktaturat është një opozitë e besueshme që galvanizon indinjatën publike përmes akteve të ekspozimit dhe kundërshtimit heroik.

Kjo sfidë nxjerr në pah hipokrizitë e regjimit ndërsa demonstron mundësitë e sfidës së tij. Vetëm presioni ndërkombëtar nuk ishte i mjaftueshëm për të rrëzuar qeverinë e aparteidit në Afrikën e Jugut.

Për këtë nevojitej Nelson Mandela. Vetëm rrënimi ekonomik nuk ishte i mjaftueshëm  për të rrëzuar regjimet komuniste në Poloni dhe Çekosllovaki.

Për këtë duhej, Lech Walesa dhe Vaclav Havel. Bashkimi Sovjetik mund të ishte ekzistonte sot po të mos kishte qenë për Aleksandr Solzhenitsyn, Andrei Sakharov dhe Natan Sharansky.

Ajo që po ndodh me Navalny është pjesë e asaj historie. Pasi i  mbijetoi atentati në gusht, Navalny rrëfeu diçka që nuk duhej. Ai vazhdoi duke postuar një  video mbi stilin e jetës së pasur  të Presidentit rus Vladimir Putin, i cili zotëronte një rezidencë prej miliarda dollarësh në Detin e Zi.

Fakti që Putin u ndie i detyruar të mohonte se zotëronte një rezidencë prej miliona dollarësh – ndërsa përballej me protesta në të gjithë vendin për arrestimin e Navalny – është një kujtesë  se ai duhet të frikësohet më shumë nga një person që ka shumë guxim sesa nga çdo formë tjetër presioni.

Një disident është për një diktaturë: si e vërteta e një fakti për një sërë gënjeshtrash, zbulimi i të cilave bën që e gjithë gjëja të shembet. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!