Pas humbjes ndaj Napolit, mbrojtësi i Atalantas, Berat Gjimshiti, ka folur për mikrofonat e kanalit zyrtar të klubit bergamask:
“Është e vështirë të komentosh ndeshjen, na duhet kohë. Duhet ta analizojmë ndeshjen: në pjesën e dytë kishim qasjen e duhur. Dukej sikur ishim afër golit të dytë, pastaj bëmë një gabim dhe ata shënuan dhe ne humbëm.
Sa dhemb kjo disfatë? Ashtu siç shkuan gjërat, dhemb shumë.”
Atalanta nuk ka shumë për të qarë disfatën me kampionët në fuqi, pasi ne mesjavë është ndeshja e Europës.
“Tani duhet të mendojmë për ndeshjen kundër Sportingut, një ndeshje e ngjashme me Napolin. Ne kuptuam në ndeshjen e parë se ata janë teknikë dhe të shpejtë, duhet të japim maksimumin dhe të fitojmë përsëri”./ h.ll/abcnews.al