Disfata e thellë tërbon presidencën: Priten ndryshime te Milani, ja kush rrezikon

schedule11:14 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 11:14 - 23 Dhjetor, 2019

Sezonet ndjekin njëri-tjetrin, por Milani vazhdon të mos rikthehet. Kuqezinjtë janë ndër klubet më prestigjiozë të botës së futbollit, por vitet e fundit ekipi ka sjellë vetëm zhgënjim dhe acarim te tifozët e shumtë anembanë botës.

Humbja 5-0 përballë Atalantës ka tronditur ambientin e “Djallit” dhe presidenca është gati të marrë masa. Corriere della Sera raporton se Paolo Maldini është më i rrezikuari. Fondi Elliot ka shpenzuar 160 milionë euro gjatë vitit 2019, por rezultatet në fushë mungojnë.

Drejtori teknik dhe ish-kapiteni legjendar i klubit, cilësohet si përgjegjësi kryesor. Milani renditet në vend të 11-të në Serie A, edhe pse vetëm tre klube harxhojnë më shumë për rrogat e lojtarëve. Një ecuri e tillë është e papranueshme dhe hapi i parë i presidencës mund të jetë shkarkimi i Maldinit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!