Disa zyrtarë të arrestuar në Mal të Zi, Dritan Abazoviç: Do të ketë edhe emra të tjerë

schedule11:11 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 11:11 - 24 Dhjetor, 2020

Pas seancës dëgjimore në Prokurorinë Speciale të Shtetit të Malit të Zi, policia ka ndaluar për 72 orë drejtorin e Administratës së pasurive të paluajtshme, Dragan Kovaçeviç. Mediat vendase bëjnë me dije se arrestimi i tij është bërë një ditë më parë nën akuzën se ka krijuar një organizatë kriminale, në të cilën mes tjerësh kanë vepruar edha Ana Lakiqeviç e Kërsto Paviqeviç, shefe e Njësisë regjionale në Tivar dhe drejtorisë dhe një gjeometër.

Ata dyshohen se kanë bërë vepër penale abuzim me pozitën zyrtare, përkatësisht se në shumë lëndë resurset shtetërore i kanë përdorur për qëllime personale. Ndërkohë prokurorja special Lidija Mitroviç, pas marrjes në pyetje, ua ka caktuar ndalimin prej 72 orësh.

Nënkryeministri malazez Dritan Abazoviç vlerësoi veprimin e SDT-së, duke thënë se qeveria e re kishte premtuar luftë të vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar:

Sidomos kundër korrupsionit të nivelit të lartë, i cili çon tek njerëzit që kanë mbajtur poste të rëndësishme. Unë mendoj se drejtori i Administratës së Patundshmërive është një pozitë jashtëzakonisht e rëndësishme në çdo vend … ka të bëjë drejtpërdrejt me kadastrat e të gjitha komunave. Kishte parregullsi të shumta atje. Unë respektoj prezumimin e pafajësisë … por unë dua të lavdëroj SDT-në ”, ka thënë ai.

Ai tha se Qeveria nuk do të tolerojë asnjë ligësi dhe do të drejtojë gishtin tek kushdo që është i korruptuar, pavarësisht nëse do të ndiqet nga degë të tjera. Unë mendoj se do të befasoheni shumë shpejt nga rastet e reja, të cilat duhet të shohin dritën e diellit.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!