Disa zona “nën ujë”, si pritet të jetë moti sot

schedule07:20 - 9 Janar, 2021

schedule 07:20 - 9 Janar, 2021

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës paraqitet me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu e dëbore, herë pas here do kemi pauz të reshjeve në vendin tonë. Parashikohet që edhe pjesë e dytë e ditës të mbetet në të njëjtat kushte atmsoferikë.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C  deri në 12°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Ishujt Britanikë dhe Europa Qëndrore mbeten me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare. POR gjithë pjesa tjetër e kontinetit Europian vijon me reshje të dendura shiu e dëbore, KU më problematike paraqitet situata në pellgun e mesdheut.

Kosova

Orët e para të ditës nisin me vranësira dhe reshje dëbore në territorin e Kosovës, situatë e cila vijon gjatë gjithë ditës edhe pse pas mesditës do kemi intervale me kthjellime.

Maqedonia e Veriut

Reshje dëbore dhe shira të pakët dominojnë motin në MV që orët e para të ditës. Edhe pjesa tjetër e ditës mbetet në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve. /abcnews.al