Disa zakone të përditshme që i japin fund një martese

schedule18:55 - 20 Gusht, 2020

schedule 18:55 - 20 Gusht, 2020

Martesa, si çdo marrëdhënie tjetër nuk është gjithmonë e përsosur. Çelësi për një martesë të fortë dhe të shëndetshme është një punë e vështirë, që kërkon angazhim dhe rivlerësim nga të dyja palët. Ekspertët dhe terapistët të specializuar për të ndihmuar martesat të qëndrojnë të forta, shpjegojnë arsyet që mund të çojnë në përfundimin e një marrëdhënie martesore, shkruan abcnews.al.

Nuk ka komunikim në marrëdhënie

Shumë njerëz mendojnë se pasi të martoheni, nuk ka më nevojë të flisni për marrëdhënien tuaj. Kjo është një nga arsyet kryesore që çiftet përfundojnë në divorc. Të jesh në gjendje të ulesh dhe të diskutosh lidhjen tënde është thelbësore, veçanërisht në martesë. Martesa nuk do të thotë që marrëdhënia gjithmonë do të funksionojë në mënyrë të përsosur. Komunikoni për marrëdhënien tuaj në mënyrë që ta mbani martesën tuaj të shëndetshme dhe të lumtur.

Nuk krijoni raporte miqësie me të tjerët

Të krijosh miqësi të tjera është thelbësore për ta mbajtur martesën tuaj të fortë dhe të shëndetshme. Duhet të keni një sistem mbështetës që nuk është vetëm bashkëshortja juaj, pra të keni miq, ose marrëdhënie të forta me anëtarët e familjes tuaj. Ekspertët theksojnë se nëse miqësia apo marrëdhënia juaj e vetme e fortë është bashkëshorti, atëherë martesa mund të jetë në telashe.

Ekzistojnë shumë ndryshime në vlera midis jush

Kur martoheni me dikë shumë shpejt, mund të mos e njihni mjaftueshëm personin. Martesa supozohet t’ju mundësojë të njihni me të vërtetë personin me të cilin do të kaloni jetën dhe kuptoni që nuk ndani vlera të njëjta. Ekspertët shpjegojnë se dallimet e shumta që vini re mes njëri-tjetrit, mund të jetë shkaku kryesor që i jep fund martesës.

Nuk i tregoni sekretet njëri-tjetrit

Mbajtja e fshehtë e gjërave është një zakon i keq ku bëhet fjalë për raportin në çift. Ju nuk keni pse t’i tregoni bashkëshortit tuaj çdo mendim që keni në kokë, por mbajtja e sekreteve prej tyre me vetëdije mund t’ju çojë shpejt në një rrugë pa kthim. Sinqeriteti është politika më e mirë që ushqen një martesë të shëndetshme dhe të qëndrueshme.

Harroni se sa të rëndësishme janë detajet e vogla

Pas një periudhe të caktuar kohe, gjërat e vogla mund t’ju duken të parëndësishme. Ditë pas dite, “gjërat e mëdha” fillojnë të marrin përparësi ndaj “gjërave të vogla”. Martesat mund të përfundojnë se njerëzit harrojnë të komplimentojnë çdo ditë bashkëshortin e tyre ose t’i falënderojnë për gjërat e vogla, si për shembull t’u sjellësh atyre një filxhan çaj, ose të rregullosh dhomën e ndenjes.

Nuk bëni kompromis me njëri-tjetrin

Kompromisi është me të vërtetë thelbësor në raportin mes një çifti. Ndonjëherë, gjërat nuk mund të shkojnë gjithmonë në rrugën e duhur por nëse refuzoni të bëni kompromis, mund të ketë pasoja. Të jesh fleksibël dhe të sakrifikosh për partnerin tënd është thelbësore për një martesë të gjatë dhe të lumtur. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!