Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, mbipesha në botë është trefishuar pothuajse gjatë 40 viteve të fundit. Humbja e peshës mund të jetë vërtet e vështirë, pasi njerëzit përpiqen të qëndrojnë në dieta të ndryshme apo të bëjnë ushtrime rraskapitëse. Sidoqoftë, ka zakone të caktuara që shumë prej jush i praktikon çdo ditë që ju pengojnë të humbni peshë, shkruan abcnews.al.
Anashkaloni vaktin e mëngjesit
Sipas studiuesve, njerëzit që konsumojnë mëngjes kanë tendencë të shtojnë më pak peshë sesa ata e anashkalojnë këtë vakt. Nëse e kaloni vaktin tuaj në mëngjes, ka më shumë të ngjarë të ndiheni në të uritur në drekë dhe të hani më shumë.
Nuk pini ujë mjaftueshëm
Pirja e ujit ndihmon në djegien e më shumë kalorive, gjë që ndikon në humbjen e peshës. Sipas një studimi tek gratë obeze, pirja e një litri ujë në ditë çon në humbjen e dy kilogramëve. Kështu që herën tjetër kur të mendoni se çfarë të pini, duhet të zgjidhni patjetër ujin.
Hani vonë në mbrëmje
Sipas studimeve, është mirë që të shmangni ngrënien në orët e vona. Nëse ushqimi konsumohet vonë, trupi me siguri do t’i ruajë ato kalori si yndyrë sesa t’i djegë ato. Një rostiçeri e lehtë në mbrëmje do të jetë mirë, por përpiquni të qëndroni larg nga frigoriferi juaj para gjumit.
Flini shumë vonë
Gjumi i pakët mund të ndikojë tek pesha juaj. Gjithashtu, privimi i gjumit mund të ndikojë tek një metabolizëm më i ngadaltë. Prandaj përpiquni të merrni të paktën 7 orë gjumë çdo ditë.
Konsumoni ushqime pa yndyrë
Kjo mund të duket paradoksale, por dieta pa yndyrna mund t’ju sjellë disa kilogramë më shumë. Kjo bën gjë t’ju shtohet oreksi dhe për pasojë të hani më shumë. Për më tepër, heqja e yndyrnave nga produktet e qumështit pengon të përthithni kalciumin dhe vitaminat A dhe D.
Jeni të shpërqendruar gjatë ngrënies
Nëse do të hani vaktin tuaj, përpiquni ta bëni pa e shikuar serialin tuaj të preferuar ose duke naviguar në rrjetet sociale. Shpërqendrimi gjatë vakteve ju bën të hani më shumë, thonë studiuesit. Ndërkohë, t’i kushtoni vëmendje vaktit tuaj do t’ju lejojë ta shijoni më shumë dhe të keni më shumë kontroll mbi sasinë e ushqimit që konsumoni.
Jeni konsumues i pijeve të ndryshme
Herën tjetër kur të konsumoni një gotë birrë, mendohuni dy herë. Birra shkakton yndyrë të tepërt në bark, dhe pirja e tepërt e alkoolit e të gjitha llojeve ju bën të shtoni peshë. Mundohuni të bëni më pak “orë të lumtura” nëse shqetësoheni për peshën tuaj. /abcnews.al/