Disa viktima dhe dhjetëra të plagosur, reagon presidenti turk: Dënoj këtë sulm të tmerrshëm terrorist

schedule18:25 - 23 Tetor, 2024

schedule 18:25 - 23 Tetor, 2024

Presidenti turk Rexhep Tayiip Erdogan, ka reaguar pas sulmit terrorist të ndodhur në Ankara, ku numri i viktimave ka shkuar në pesë.

“Fillimisht u raportuar për tre viktima, por numri është rritur. Dhe kemi 14 të plagosur. Unë e dënoj këtë sulm të tmerrshëm terrorist”, u shpreh ai.

Sulmi ndodhi në selinë e Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TUSAS) pranë Ankarasë.

Çfarë është Industria Turke e Hapësirës Ajrore?

Turkish Aerospace Industries Inc. është qendra teknologjike në fushat e projektimit, zhvillimit, prodhimit, integrimit, rinovimit dhe shërbimeve pas shitjes së platformave ajrore në Turqi. Kompania prodhon pjesë për avionët më të mëdhenj të pasagjerëve në botë, Airbus A380, dhe avionët e transportit ushtarak, Airbus A400M.

Korporata Turke e Industrisë së Hapësirës Ajrore (TUSAŞ) u themelua më 28 qershor 1973. E themeluar në Ministrinë e Industrisë dhe Teknologjisë, ajo synon të reduktojë varësinë e huaj të Turqisë në industrinë e mbrojtjes.

Qëllimi i themelimit është përcaktuar në ligj si më poshtë: “Të krijojë dhe të operojë një industri avionësh që do të rrisë nivelin teknologjik të Turqisë, do të kontribuojë në produktin kombëtar, do të zbusë varësinë nga ekonomitë e huaja, do të konkurrojë me tregun e huaj dhe do të fokusohet në sigurinë kombëtare dhe nevojat e qytetarëve”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!