Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Disa ushqime që duhet të konsumoni në mëngjes për të shmangur tensionin e lartë

schedule15:03 - 27 Maj, 2020

schedule 15:03 - 27 Maj, 2020

Një nga mënyrat më efikase për të ulur tensionin e lartë të gjakut është ushqyerja e shëndetshme. Mëngjesi është një vakt tepër i rëndësishëm për tensionin. pasi përcakton mbarëvajtjen e funksioneve të organeve, mbron zemrën si dhe energjimë që i nevojitet trupit, sipas agroweb.

Ja disa ushqime që iu ndihmojnë për të ulur tensionin e lartë të gjakut, pasi janë të pasura me kalium, një mineral i dobishëm për zemrën dhe gjakun.

Tërshëra
Tërshëra është shumë e pasur me fibër e cila ju mban të ngopur dhe ju frenon ndaj ushqyerjes së tepruar. Nëse e mbani tërshërën në ujë gjatë natës, në mëngjes do të përfitoni sasitë maksimale të fibrës pa pasur nevojë për ëmbëlsues shtesë.

Kosi
Kosi dhe qumështi janë burime të shkëlqyera të kalçiumit, një prej mineraleve më të nevojshme për uljen e tensionit të gjakut dhe mirëmbajtjes së niveleve të tij.

Frutat
Është e vërtetë që frutat kanë sheqer që vjen në formën e fruktozës, por ato përmbajnë edhe fibër, minerale dhe vitamina. Bananet dhe portokallet janë të rekomandueshme sepse ofrojnë kalium, një mineral që e mban zemrën të shëndetshme dhe ul tensionin e gjakut.

Farat
Farat e kungullit, farat e linit dhe ato chia ofrojnë përfitime të shumta nëse konsumohen rregullisht, pasi janë shumë të pasura me kalium, vitamina dhe yndyrna të shëndetshme. Farat mund t’i konsumoni me tërshërë, kos dhe fruta.

Barishtet e Egra
Barishtet e gra si kale, spinaqi, rukola e sallata jeshile janë shumë të pasura me kalium. Spinaqin mund ta konsumoni në mëngjes duke e kombinuar me vezën dhe kosin ose mund ta përzieni në mikser me fruta dhe perime të tjera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!