Disa truke të thjeshta për të humbur peshë

schedule22:45 - 12 Prill, 2023

schedule 22:45 - 12 Prill, 2023

Humbja e peshës mund të arrihet nëse keni një qëllim dhe nuk shpresoni për rezultate spektakolare në një periudhë të shkurtër kohe.

Dietat strikte e lodhin trupin dhe përfitimet nuk janë afatgjata.

Pra, ju nuk duhet të hani vetëm sallata por të ndiqni një dietë:

Hani ushqim të gatuar në shtëpi

Ushqimi i bërë në shtëpi është zgjidhja më e sigurt për humbjen e peshës. Përgatitja e vakteve vetë siguron sasinë dhe cilësinë e përbërësve në ushqimin tuaj.

Shkoni për një shëtitje ose vrapim

Nuk keni kohë apo para për palestër? Ecja e përditshme për 30-45 minuta ose vrapimi për 10 minuta çdo ditë mund të bëjë një ndryshim të madh. Nëse jeni mërzitur duke ecur, mund të zgjidhni një video me ushtrime të lehta në internet. Zgjidhni Zumba, yoga, pilates, kërcim ose çdo ushtrim tjetër që jeni në gjendje të bëni.

Pini shumë ujë

Uji është i rëndësishëm për hidratimin e trupit dhe funksionimin normal të tij. Një problem i madh me ata që luftojnë me peshën është mos pirja e mjaftueshëm e lëngjeve.

Uji ndihmon në detoksifikimin e trupit dhe ruajtjen e temperaturës së duhur. Nëse nuk ju pëlqen të pini ujë të thjeshtë, mund të shtoni feta mollë, limoni, kastravec ose gjethe nenexhiku për shije.

Hani fruta

Frutat janë ushqimet më të mira veçanërisht nëse po përpiqeni të humbni peshë. Ato përmbajnë kalori të shëndetshme dhe gjithashtu ju ngopin kur dëshironi të hani ndonjë gjë të pashëndetshme.

Thuaj jo ëmbëlsirave

Abstinenca e sheqerit është e mundur, edhe për ata që janë të “varur” prej tij. Mundohuni të mos keni ushqime dhe ëmbëlsira në shtëpi dhe sa herë që dëshira është e fortë hani një frut ose pak mjaltë. /abcnews.al