Disa truke për të zgjedhur xhinset e duhura për trupin tuaj

schedule09:54 - 14 Tetor, 2020

schedule 09:54 - 14 Tetor, 2020

Nëse ka ndonjë veshje që nuk del kurrë nga moda, ata janë xhinset. Për herë të parë ata u krijuan në vitin 1853 nga Levi Strauss si rroba pune për fermerët, ndërsa sot të gjithë kanë të paktën një palë xhinse.  Ndërsa një model mund t’ju bëjë të dukeni shumë elegante, ka disa të tjerë që tregojnë të kundërtën.

Gjithçka është e rëndësishme, që nga përshtatja, pëlhura dhe xhepat, deri te qepjet. Bright Side rendit disa sekrete për të zgjedhur modelin e duhur të xhinseve për trupin tuaj, shkruan abcnews.al.

Dendësia e pëlhurës

10 këshilla interesante për t'ju ndihmuar të gjeni xhinse të përsosura

Xhinset e holla shtrihen shpejt dhe mund të duken më keq. Për më tepër, ata nxjerrin në pah difektet e trupit. Një lloj xhinsi i mirë duhet të përmbajë pampuk dhe pak elastan. Kjo ndihmon për të parandaluar shtrirjen e pëlhurës dhe modeli bëhet më i rehatshëm për t’u veshur. Xhinse të tilla duken të lira dhe mund të bëjnë që edhe një trup perfekt të duket në një formë jo të mirë.

Xhepat e përparmë

10 këshilla interesante për t'ju ndihmuar të gjeni xhinse të përsosura

Xhepat e thellë të përparmë bëjnë që vithet të duken më të mëdha. Nëse përdorni një model me xhepa të vegjël që janë mbi kockën e legenit, ijet tuaja do të duken më të vogla. Gjerësia e xhepit është po aq e rëndësishme. Sa më të gjera të jenë, aq më e gjerë do të duket ajo pjesë e trupit.

Xhepat e pasmë

10 këshilla interesante për t'ju ndihmuar të gjeni xhinse të përsosura

Sa më larg që janë xhepat, aq më të gjera do të duken vithet. Ky është një problem shumë i zakonshëm, prandaj duhet të keni kujdes kur zgjidhni xhinse perfekte. Për t’i bërë vithet vizualisht më të vogla, është më mirë të zgjidhni xhinse me xhepa me madhësi mesatare që janë pak poshtë vijës së belit.

Përshtatja

10 këshilla interesante për t'ju ndihmuar të gjeni xhinse të përsosura

Xhinset me bel të ulët i bëjnë këmbët të duken më të shkurtra dhe ato me bel më të lartë i bëjnë këmbët të duken më të gjata. Xhinset e larta e bëjnë barkun të duket më i vogël. Por, sigurisht, duhet të siguroheni që t’i mbani proporcionet e duhura në mënyrë që të mos dukeni super të rrumbullakëta.

Ngjyra

10 këshilla interesante për t'ju ndihmuar të gjeni xhinse të përsosura

Xhinset e errëta zakonisht e bëjnë trupin të duket më i hollë dhe më të gjatë. Ngjyrat më të lehta e bëjnë pjesën e poshtme të trupit të duket më e madhe, dhe të kombinuara me këpucë të errëta, ato ju bëjnë të dukeni më të shkurtër. Sidoqoftë, nëse ju pëlqejnë xhinse të lehta, por nuk doni të dukeni më të mëdha, zgjidhni rrobat me ngjyrë të hapur në pjesën e sipërme.

Elemente dekorative

10 këshilla interesante për t'ju ndihmuar të gjeni xhinse të përsosura

Linjat e lehta dhe elementët e tjerë dekorativë mund t’ju bëjnë të dukeni më të mëdha. Pra, vijat horizontale pranë ijeve do ta bëjnë legenin të duket më i madh dhe do të tërheqë vëmendjen në këtë zonë. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!